
Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot së bashku me një shok të fëmijërisë kanë vizituar mësuesin e tyre Feriz Hasipi për të cilin shkruan se me përkushtim dhe pasion ka dhënë kontribut të madh në edukimin e shumë gjeneratave. Edhe pse tani në pension, vepra dhe mësimet e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë, shkruan Top24
7 Marsi dita e Mësuesit – Mirënjohje për Ata që Ndriçojnë Rrugën e Dijes
Sot, më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë mësuesit që kanë ndriçuar rrugën e dijes për breza të tërë.
Bashkë me shokun e femijërisë Visar Sadiku faleminderuam Mësuesin Feriz Hasipi, i cili me përkushtim dhe pasion ka dhënë kontribut të madh në edukimin e shumë gjeneratave. Edhe pse tani në pension, vepra dhe mësimet e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë.
Urime kjo ditë, profesor! Qoftë shëndeti dhe lumturia shoqëruesit tuaj në çdo hap të jetës! 

#DitaeMësuesit #RespektPërMësuesit#Urime7Marsi



