
James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin.
Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000.
Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dje ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin tha se forcat serbe janë munduar që të mbulojnë krimet e tyre dhe janë përpjekur që ta fajësojnë UÇK-në.
Analisti Agon Maliqi e quajti dëshminë e Rubin një dokument të rëndësishëm historik që çmonton narrativat propagandistike dhe tregon realitetin e kaotik të luftës, derisa Lulzim Peci e cilësoi si ligjëratë publike për historinë moderne të Kosovës.
Nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti falënderoi SHBA-në dhe botën demokratike për përkrahjen ndaj luftës së UÇK-së.
Ndërkohë, Alban Krasniqi nga LVV theksoi se dëshmia e Rubinit nxori në pah se udhëheqës ushtarak i UÇK-së ishte Agim Çeku, jo Hashim Thaçi



