Showbiz

Ish-bashkëshorti tallet me Fjolla Morinën pasi i dështoi protesta: A ka protestë për jetë luksi?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, tash e sa ditë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave me akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, Fisnik Syla.

Ky i fundit i ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratat e këngëtares, duke u shprehur se ndjen keqardhje për faktin që gjendet jo mirë emocionalisht dhe se nuk di çfarë thotë.

Fjolla ditë më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kishte bërë thirrje publike për një protestë të dielën në sheshin e Prishtinës, për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj.

Mirëpo kjo protestë dështoi pasi në shesh nuk u pa askush në mbështetje të saj.

E lidhur me këtë dështim të protestës, ka reaguar ish-burri i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla.

Si për t’u tallur, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në TikTok një video, ku shihet në xhakuzi, teksa shkruan në mbishkrimin e saj: “A ka ndonjë protestë për jetë lluksi”.

Lidhur me reagimet nga ana e ish-bashkëshortit të saj, nuk ka pasur më kundër-reagime nga vet Fjolla. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close