LajmeMaqedoni

Isen Shabani po jetëson projekte të rëndësishme për komunën e Vrapçishtit

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani gjatë ditës së djeshme së bashku me ministren e punës dhe politikës sociale Jovanka Trencevska, shefin e departamentit për bashkëpunim në delegacionin e BE-së, z.Shtefe Hudolin, drejtorin ekzekutiv të shoqatës për inciativa demokratike – ADI, z.Lulzim Haziri, në mënyrë solemne zyrtarisht bënë hapjen e Qendrës Ditore për personat me aftësi të kufizuara në f. Gradec, Komuna e Vrapçishtit, shkruan Top24

“Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara i ka munguar Komunës sonë, dhe tani po bëhet realitet. Vlenë të theksohet se ki projekt realizohet në bashkëpunim në mes të Komunës së Vrapçishtit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Komuna e integruar”.” tha Isen Shabani.
Kryetari i komunës së Vrapçishtit më tej shton se ekipi profesional i Qendrës ditore për personat me aftësi të kufizuara, është i përbërë nga rehabilitues special dhe edukator, logoped, psikolog, punëtori sociale dhe fizioterapeutist ku do të sigurojnë shërbim, trajtim individual dhe grupor, sipas vlerësimit paraprak të nevojave të fëmijëve. Gjithashtu do të ofrojnë shërbime për të nxitur zhvillimin e tyre, si dhe duke ofruar kujdes të veçantë, dhe përkrahje edukative.

Related Articles

Back to top button
Close
Close