
Kryetari i Komunës Vrapçishtit Isen Shabani sotë ka përkujtuar Dëshmorët e Tanushës në Malësinë e Gostivarit,të cilët ranë dëshmorë me 29 korrik të vitit 2001. Shkruan Top24.
Isen Shabani : Sot kujtojmë dëshmorët e historisë së popullit shqiptar, saktësisht 22 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në fshatin Tanushë në Malësinë e Gostivarit, ranë dëshmorë Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini.
Respekt dhe përulje për sakrificën e tyre të lavdishme.Lavdi 🇦🇱



