LajmeMaqedoniTopLajm

Isen Shabani: Gostivarasit janë pas Ziadin Selës në rrugën e drejtë me kauzën kombëtare

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në poriflin e tij në Fb ka publikuar foto nga takimi i sotem i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me qytetarët e Gostivarit duke shënuar se Gostivarasit janë pas Ziadin Selës pasi me mbështetjen e tyre madhështore konfirmuan edhe një herë se Gostivarasit janë në rrugën e drejtë me kauzën kombëtare, shkruan Top24

Në Gostivar, së bashku me Kryetarin Ziadin Sela, kolegët nga kryesia e partisë dhe anëtarët e familjes sonë të madhe, Aleanca për Shqiptarët, të cilët me mbështetjen e tyre madhështore konfirmuan edhe një herë se Gostivarasit janë në rrugën e drejtë me kauzën kombëtare.
Ky ishte takimi i fundit në fushatën e takimeve me çdo qytet dhe rrethinë – i fundit jo për nga rëndësia, por si qershia mbi tortë dhe kurorëzimi i suksesit të një pune të palodhshme nga të gjitha strukturat tona, ashtu si në çdo zonë shqiptare, nga Likova deri në Manastir.
Na priftë e mbara! Sukseset tashmë kanë filluar… shkruan Shabani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close