
Lideri suprem i Iranit, Ajetollah Ali Khamenei u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të ndalin eksportit e ushqimit dhe naftës në Izrael për shkak të luftës me Hamasin në Rripin e Gazës.
Në javën e parë të luftës, lideri suprem kishte lavdëruar Hamasin për sulmin ndaj Izraelit.
Ai ka thënë se qeveritë e vendeve myslimane nuk duhet të kenë bashkëpunim me qeverinë zioniste.
Irani gjithashtu përkrah grupin tjetër militant të Hezbollahut në Liban që së fundmi ka sulmuar Izraelin.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është në ditën e 26 dhe ka nisur pasi militantët nga Rripi i Gazës sulmuan pjesën jugore të Izraelit.
Në shenjë kundërpërgjigje, Izraeli ka nisur fushatën ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke lënë të vrarë më shumë se 8 mijë e 500 persona.Top24



