LajmeTeknologji

iPhone 11 me probleme në ekran, zëvendësimi falas

Kompania ”Apple” ka nisur në një shkallë globale një program falas zëvendësimi për ekranet me defekt të iPhone 11, thuhet në faqen e internetit të Cupertinos, ku sipas kompanisë një përqindje e vogël e ekraneve kanë një mosfunksionim lidhur me prekjen.

Ekranet janë montuar në disa iPhone 11 të prodhuara midis nëntorit 2019 dhe majit 2020.

”Apple” ka siguruar akses në faqen e saj nëse iPhone juaj është ndër ata që janë prekur nga problem. Po ashtu thuhet se të gjithë ata që kanë këtë problem, do të marrin zëvendësimin e ekranit falas.

Për të qenë të sigurt, përdoruesi duhet të vendosë numrin rendor të smartphone-it në këtë faqe interneti.

Kushdo që tashmë ka kryer riparimin mund të kontaktojë kompaninë për të marrë rimbursimin e shpenzimeve të bëra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close