LajmeMaqedoniTopLajm

“Investimi” i parë në vend vjen nga Kina?!

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski njëherë edhe kryeministër i vendit ditën e sotme ka promovuar investimin e parë në sferën e energjetikës.

Sipas shërbimeve të Qeverisë dhe VMRO-së, bëhet fjalë për investim në vlreë prej 450 milion euro nga kompania Enerxhi Alkazar.

Për këtë investim, ka reaguar ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, ky promovim pompoz u bë vetëm për fotografi sepse thotë se kompania në fjalë nuk ka përmbushur asnjë kriter për ta cilësuar si investim.

Bekteshi në reagimin e tij ka deklaruar se investimi i promovuar nuk ka kryer as matjen e erës që sipas tij është kriter bazë por nuk ka as proekt ideor e as infrastrukturorë.

Sipas Bekteshit, kompania nuk posedon asnjë nga 12 dokumentet e përcaktuara me ligj.

Portali informative, indeks.mk mëson se Kompania të cilin kryeministri Mickoski e promovoi si investim të parë “Alcazar Energy”, së fundmi është blerë nga kompania kineze “China Three Gorges South Asia Investment (CSAIL).

Sipas informacioneve tona, ”Allcazar Energy” në përgjithësi nga ana e CSAIL, shihet si një “lojtar” me reputacion në energjinë e rinovueshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close