
Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se investimet në arsim janë në mesin e prioriteteve kryesore të Qeverisë. Për momentin, siç tha, po ndërtohen shtatë shkolla, ndërsa po vijon edhe rikonstruimi i disa institucioneve arsimore.
“Investimet në arsim janë një zë i rëndësishëm për ne. Pak ditë më parë pata një takim me ministren e Arsimit. Do të bëjmë një rivlerësim të projekteve që kanë të bëjnë me ndërtesat e fakulteteve FINKI dhe FFK. Pres që këtë vit të shpallet ai tender, si dhe ai për kampusin Nënë Terezë”, tha kryeministri.
Mickoski theksoi edhe se deputeti Aleksandar Veljanovski nga Tetova e ka informuar për gatishmërinë e kompanisë me përgjegjësi shoqërore që ta financojë rikonstruimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.
“Shumë shpejt ai donacion do të vendoset në rend dite të Këshillit të Komunës Tetovë, dhe në këtë mënyrë do të korrigjohet edhe një padrejtësi”, tha Mickoski.



