
Sot po intervenohet nga ajri dhe toka në shuarjen e zjarri në malin Sertë, përcjell TV21.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov mëngjesin e sotëm informoi se helikopteri nga Turqia, Black Hawk tashmë është në terren. Angellov thotë se të gjitha zjarret janë nën kontroll të pjesshëm duke e përfshirë edhe zjarrin në Manastir.
“Shumë faleminderit për të gjithë pilotët e guximshëm që po luftojnë kundër zjarreve. Falënderim i veçantë për Republikën e Turqisë për ndihmën me dy air tractor dhe një helikopteri “Black Hawk” në të cilin ndodhem aktualisht”, ka shkruar Angellov.
Në të njëjtën kohë, siç tha ai, në mëngjes pritet të arrijnë dy helikopterë nga Sllovenia – një helikopter i madh me ngarkesë prej pesë tonësh nga Serbia, ndërsa është paralajmëruar edhe një helikopter nga Mali i Zi dhe një avion nga Kroacia.
Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe 103 pjesëtarë të Armatës dhe 30 pjesëtarë të policisë, të jgithë në shuarjen e zjarrit në malin Serta.
Gjatë natës zjarri mbi Radovish është vënë nën kontroll. Para se të vihej nën kontroll, ekzistonte rreziku që ai të përhapej në vendbanimin e shtëpive të uikendit që ndodhet pranë qytetit. Zjarrfikësit lokal janë në shërbim gjatë gjithë natës për të parandaluar përhapjen e saj.
Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishte, komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet.
Zjarri mbi Manastir ka qenë aktiv edhe mbrëmë, por siç tha Angelov nuk paraqet rrezik për qytetin. Për shkak të zjarrit komunikacioni nga unaza e Manastirit, drejtimi rrugor Prilep – Resnjë, është duke u devijuar përmes qytetit të Manastirit.
Dy zjarrfikës janë lënduar lehtë gjatë shuarjes së zjarrit pasditen e djeshme. Njëri, i cili kishte djegie në pëllëmbët dhe parakrahin, është shtruar në spitalin e Manastirit, ndërsa tjetri është liruar për mjekim shtëpiak.



