LajmeMaqedoniTopLajm

Inside Story/ A ishte i saktë Censusi?! Kandidati për president, Osmani: Shqiptarët përbëjnë 30% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Si në mjaft vende me popullsi multietnike, edhe në Maqedonisë e Veriut vite më parë ka patur problematikë sa i përket realizimit të Censusit.

Madje për 10 vite rresht ky proces nuk është realizuar fare. Por dy vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar, edhe pse regjistrimi duke qenë vullnetar lë ende jashtë regjistrimit shumë persona.

‘Censusi i fundit është mbajtur para dy vitesh dhe ka qënë vërtet census korrekt. Para 10 viteve kishim një tentim por u ndërpre në gjysëm. Ne kemi shumë njerëz në diasporë por diaspora jonë është ndryshe, është një diasporë që një gjysmë viti e kalon këtu një gjysmë viti atje. Kanë shtëpi këtu paguajnë tatim këtu dhe për ne është një diasporë fluide që është pjesë e zhvillimit të shtetit. Diku te 1 miliardë euro remitanca vijnë nga diaspora jonë për të mbajtur stabilitetin financiar të shtetit’ regjistruar’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Regjistrimi i vitit 2022 u organizua duke regjistruar në kolona të ndryshme popullatën rezidente, jo rezidente dhe në një kolonë popullatën e përgjithshme. Kjo ishte shuma e popullatës rezidente dhe jo rezidente.

‘Popullata e përgjithëshme e shqipatrëve është diku te 29.3% kurse ajo rezidente 24.5% dhe këtu sillet në atë që një numër i madh i popullatës jo rezidente nuk është regjistruar për shak se ishte vetregjistrim vullnetar nëpërmjet një softëeri që e kemi. Ne u mobilizuam shumë që ti nxisnim qytetrët të regjistroheshin unë vetë personalisht isha në qendrat e europës për tju treguar njerëzve se cila ishte proceduar por jo të gjithë u regjistruan. Mendoj që ndoshta 30% janë regjistruar nga ata që janë jashtë ndërsa popullata vendore mendoj se kryesisht është regjistruar’ u shpreh Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close