BotaLajmeTopLajm

Indonezia është e gatshme të sigurojë strehim për palestinezët e prekur nga lufta në Rripin e Gazës

Indonezia është e gatshme të sigurojë strehim të përkohshëm për palestinezët e prekur nga lufta në Rripin e Gazës, si dhe të kontribuojë në përfundimin e konfliktit në enklavën palestineze, deklaroi këtë mëngjes presidenti i Indonezisë, Prabovo Subianto.

Subianto vlerësoi se në valën e parë mund të ketë 1.000 palestinezë të cilët do të vijnë në Indonezi dhe se do të kthehen kur të rimëkëmben dhe kur situata në Rripin e Gazës të jetë e sigurtë.

Ai tha se e urdhëroi ministrin indonezian për Punë të Jashtme urgjentisht të bisedojë me palestinezët dhe me palët e tjera se si t’ë evakuohen palestinezët në Indonezi.

“Jemi të gatshëm t’i evakuuojmë të plagosurit, të traumatizuarit, jetimët”, deklaroi Prabovo.

Indonezia po merret për zgjedhjen me dy shtete për Rripin e Gazës dhe dërgon ndihma humanitare në enklavën palestineze.

Para dy muajsh, Indonezia njoftoi se janë kundër çdo përpjekje për të dëbuar me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës, e cila u propozua nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp si një zgjidhje e përhershme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close