
Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale ku një qytetarë i kërkon Arbër Ademit të largohet nga protesta, përmes një reagimi në profilin e tij ka dalur profesorit Arbër Ademi duke e identifikuar personin si aktivist të partisë së Izet Mexhiti nga Shkupi. Sipas Ademit ky provokim ishte për kamera duke dashur të komprometohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre, shkruan Top24
Reagimi i plotë i Arbër Ademit:
Sot, në protestën e studentëve, Izet Mexhiti tentoi një provokim të ulët për kamera nga një aktivist i tij, i quajtur Besnik Haliti nga Dizhon i Çairit, i cili as student nuk ishte.
Qëllimi është i qartë: të komprometohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.
Kur nuk mund ta ndalosh protestën, përpiqesh ta njollosësh. Por, dështuan.
Studentët dolën për një të drejtë.
VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli.
Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë.



