BotaLajme

Incidenti në Poloni, Kremlini: Disa vende bënë deklarata të pabaza, reagimi i SHBA-së ishte i përmbajtur

Kremlini ka deklaruar se disa vende bënë “deklarata të pabaza” në lidhje me shpërthimin që ndodhi ditën e djeshme në territorin polak pranë kufirit me Ukrainën.

Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me incidentin, për të cilin ai shpjegoi se ishte shkaktuar nga një sistem i mbrojtjes ajrore S-300, të cilin Ministria ruse e Mbrojtjes e kishte cilësuar gjithashtu si një “provokim të qëllimshëm”.

Peskov theksoi se reagimi i SHBA-së ishte “i rezervuar” në krahasim me atë të vendeve të tjera, me sa duket duke iu referuar asaj që tha Joe Biden për origjinën e raketës.

Liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t’iu përgjigjur sulmit me raketa në një fermë në Poloni ditën e djeshme. Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore dhe vetë qeveria polake, kanë shmangur fajësimin e Rusisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close