BotaLajme

Imazhet e reja satelitore të vullkanit në Ishujt Kanarie, është krijuar një shteg i ri llava që “gëlltiti” 1.186 objekte

Janë publikuar imazhet satelitore të shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja në Ishujt Kanarie – përkatësisht në La Palma, që tregojnë se shtegu i ri i llavës ka përfunduar duke u derdhur në det.

Rrjedhja e re e llavës u shfaq pas shpërthimit të fuqishëm gjatë vikendit të kaluar, duke nxjerrë “mure” me madhësi të një shtëpie, e një pjesë e vullkanit tashmë është shembur, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Space.com, nga e diela po ndihen dridhje të mëdha që më i madhi kishte fuqi shkatërruese prej 3.8 shkallë të Rihterit.

Shembja e një pjese të vullkanit ka bërë që të hapet një shteg i ri për derdhjen e llavës që ka një temperaturë jashtëzakonisht të lartë – prej 1.240 gradë celsius.

Sipas volcanodiscovery.com, shtegu i ri po lëviz me shpejtësi më të madhe sesa ai parapraku, nga 500 deri në 700 metra në orë. Copernicus Emergency Managment Service, ka njoftuar se llava tashmë ka “përpirë” 1.186 objekte që i kishin dalë në rrugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close