LajmeMaqedoniTopLajm

Ilire Dauti me dokumente origjinale i përgjigjet Besarit: Ministri Durmishi e konfirmoi se fjala e tyre nuk vlen në Qeveri

Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti në mënyrë të menjëhershme i është përgjigjur ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i cili i kërkoi deputetes që fajin për përdorimin e shqipes ta kërkoj diku tjetër pasi ai si ministër eka kry punën e tij. Në reagimin e saj deputetja Dauti i kujton ministrit Durmishi se po e konfirmon se fjala e tyre nuk VLEN në Qeveri, shkruan Top24
Ministri Durmishi e konfirmoi se fjala e tyre nuk vlen në Qeveri
Shprehim keqardhje të thellë për gjendjen në të cilën kanë rënë ministrat shqiptar në Qeveri, të cilët kanë zgjedhur të ironizojnë me diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve dhe vetë atyre. Duke tentuar të më kundërpërgjigjet, ministri Besar Durmishi, për 6 ligjet që nga Qeveria kanë ardhur në Kuvend vetëm në gjuhën maqedonase, ka thënë se për këtë duhet të kërkojmë përgjegjësi në adresë tjetër. Ajo adresë (propozuesi) është Qeveria, aty bëjnë pjesë edhe ministrat shqiptar dhe vetë ministri Durmishi dhe ata marrin pjesë në mbledhjet ku miratohet konkluza për të dërguar ligjet në Kuvend, ndërsa në vetë ligjet e dërguara nga Qeveria, propozues figuron Besar Durmishi. Kjo vetëm dëshmon se këtij dhe ministriave të tjerë shqiptarë nuk ju vlen fjala në Qeveri dhe askush nuk i pyet pët asgjë.
Temë e debatit tim sot dhe asnjëherë nuk ka qenë në çfarë gjuhe komunikoni në mes veti, por në çfare gjuhe Qeveria pjesë e të cilës jeni edhe ju komunikon me Kuvendin? Përveç kësaj, në propozimet që ju keni publikuar, përse nuk e keni vulën e Qeverisë meqë pretendoni se ata qenkan zyrtare?
Apo nuk ndjeheni ju pjesë e kabinetit qeveritar!?
Po të jeni të interesuar mundemi njëjtë t’i bëjmë publike edhe gjithë ligjet e tjera që në emër te ministrise tuaj për 6 muaj i kanë kenë sjellë vetëm në gjuhën maqedone në Kuvend, në emër të ministrisë tuaj dhe në emrin tuaj personal. Në vijim ua paraqesim vetëm 6 ligjet e fundit që në emrin tuaj kanë ardhur nga Qeveria në Kuvend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close