LajmeMaqedoniTopLajm

Ilire Dauti, ligjet për arsim i sjellin njerëzit të cilët nuk kanë njohuri për lidhjen shpirtërore nxënës – mësimdhënës

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në mbledhjen për propozim për ndryshimet e ligjit për arsim, ka kritikuar ndaj përbërjes aktuale parlamentare në lidhje me reformat ligjore në arsim, shkruan Albanews24.

”Unë jam shumë e dëshpëruar që këto ligje, këto nene, këto paragrafe sillen siç duket nga njerëz të cilët asnjëherë nuk kanë punuar me nxënës dhe nuk kanë njohuri për lidhjen shpirtërore mbi të gjithë që ekziston në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre”, është shprehur Dauti ndër të tjera.

Dauti ka kritikuar edhe deputetët shqiptarë të pozitës, duke vënë theksin se ata shpeshherë vijnë për të mbrojtur çështje tjera, përfundojnë duke mbrojtur ligjin për gjuhën shqipe. Ajo shton se me kënaqësinë më të madhe do ta mbrojnë ligjin për gjuhën shqipe, por kjo përbërje qeveritare ka nevojë për mendimet e deputetëve të cilëve duhet t’iu mundësohet të kenë kushte të barabarta të punës, ku do të munden të vijnë t’i mbrojnë amandamentet ashtu siç e kërkon rregullorja.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close