LajmeMaqedoniTopLajm

IHSE: Ndërmarrjet publike lokale në Rajonin e Pollogut në një pjesë të madhe nuk i zbatojnë kriteret për llogaridhënie dhe transparencë

Në suaza të projektit “Organizatat civile dhe mediat në kontroll mbi punën e ndërmarrjeve publike në Rajonin Planor të Pollogut”, Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – IHSE nga Shkupi zbatoi analizë mbi punën e ndërmarrjeve publike lokale në Rajonin e Pollogut për vitin 2019, në pajtim me Mjetin për llogaridhënie dhe transparencë të hartuar nga ana e Qendrës për Komunikime Civile. Qëllimi i aktivitetit është që të vlerësohet gjendja në këtë segment për ndërmarrjet publike lokale në këtë rajon planor mbi bazë të të cilave janë formuar rekomandimet.

Hulumtimi është mbi tetë ndërmarrje publike lokale në Rajonin e Pollogut dhe ka treguar se në një pjesë të madhe ndërmarrjet publike lokale nuk i zbatojnë kriteret për llogaridhënie dhe transparencë, në pajtim me Mjetin e hartuar nga ana e Qendrës për Komunikime Civile.

“Vetëm një ndërmarrje nga të analizuarat ka publikuar: (1) listë të informacioneve me karakter publik me të cilat disponon ndërmarrja; (2) të dhëna themelore për kontakt me mbajtësin e informacionit në ndërmarrje; (3) të dhëna themelore për kontakt me personin zyrtar për ndërmjetësim me informacione; (4) mënyrë të shpjeguar për shtrim të kërkesës për qasje deri te informacionet; (5) ligje të cilat kanë të bëjnë në kompetencën e ndërmarrjes; (6) statutin e ndërmarrjes; (7) program për punë dhe zhvillim; (8) skemë të organizimit të ndërmarrjes publike lokale”, theksohet në kumtesën e hulumtimit.

Nga analiza mund të konkludohet se ekziston hapësirë evidente për përmirësim të aktiviteteve dhe kapaciteteve në Rajonin e Pollogut për llogaridhënie dhe transparencë më të mirë të pumës.

“Imponohet nevoja për edukim të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe të të punësuarve për detyrimet ligjore në pjesën e transparencës si dhe për ndjekjen e praktikave më të mira të institucioneve të tjera relevante veçanërisht ndërmarrjet publike në nivel kombëtar lidhur me llogaridhënien e shpenzimit të parave publike”, thonë nga IHSE.

Ky hulumtim është hartuar me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit “Përforcim të integritetit dhe uljen e korrupsionit në sektorin e biznesit shtetëror dhe privat”, të financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa i zbatuar nga Qendra për Komunikime Civile në partneritet me Shoqatën Konekt dhe Shoqatën e Këshilltarëve Tatimorë.almakos

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close