
Ish kandidati për president, Arben Taravari mbrëmë në Click Plus u shpreh se ka një dokument të nënshkruar mes Ali Ahmetit, Bilall KAsamit, Afrim Gashit dhe Arben Taravarit për një marrëveshje për ndryshimet kushtetutese.
“SFIDË PUBLIKE
Këto ditë, kur Ali Ahmeti doli me njëfarë letre si gjoja marrëveshje me partitë e koalicionit VLEN, dhe shumë analistë “të pavarur” vazhdojnë t’ia mbajnë ison se VLEN-i nuk po e respektuaka atë marrëveshje, i bëj thirrje publike Ali Ahmetit dhe krejt liderëve të mërzitur që i ka pranë vetes:
KENI AFAT 24 ORË ose, po të doni, 24 VJET, QË TA PUBLIKONI LETRËN E NËNSHKRUAR.
Nëse nuk e publikoni, ju jeni mashtrues, gënjeshtarë dhe shpikës të gjërave që nuk ekzistojnë vetëm për ta shpëtuar ndonjë ditë në pushtet.
Këtu u bëj thirrje edhe këtyre analistëve “të pavarur”, si Sefer Selimi, që e quan Afrim Gashin “rrenavec” që t’ia kërkojë letrën Ali Ahmetit. Nëse në 24 orët e ardhshme ky çuni nuk e nxjerr letrën e nënshkruar, që ta përgënjeshtrojë Afrim Gashin, i mbeten dy udhë: ta quajë Ali Ahmetin “rrenavec” ose t’i kërkojë falje Afrim Gashit. Besoj se kjo e dyta është më e lehtë.
Po jua hedhi peshqirin! Urdhëroni, matuni!” ka shkruar Ibrahimi



