
Një incident i pazakontë ka përfshirë ish-kryeministrin italian dhe ish-presidentin e Komisionit Europian, Romano Prodi-n, gjatë një interviste me gazetaren Lavinia Orefici.
Ngjarja ndodhi më 22 mars, gjatë prezantimit të librit të tij, kur gazetarja e pyeti nëse ai mbështeste kufizimin apo rregullimin e pronës private.
Prodi, i nervozuar, reagoi ashpër duke i thënë: “Çfarë dreqin më pyet? A e kam thënë unë ndonjëherë një gjë të tillë?” .
Pas publikimit të videos, Prodi kërkoi falje, duke pranuar se kishte bërë një gabim. Ai sqaroi se nuk kishte qëllim të sulmonte gazetaren, por se ishte ndier i provokuar nga pyetja dhe kishte reaguar në mënyrë impulsive.



