LajmeRajon

I mituri ia prenë dy gishta 27-vjeçarit për 10 euro borxh, i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e e masës së paraburgimit për të miturin F.I (viti i lindjes 2005), i cili dyshohet më 22 tetor të këtij viti, shkaku i një borxhi prej 10 eurove i preu dy gishtat e dorës viktimës, R.A (1995).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

“Ju njoftoj se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit, në kohëzgjatje prej 30 ditë”, ka thënë Shkodra për Telegrafin.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Në përgjigjen e tyre thuhet se deri te ky incident i rëndë erdhi si pasojë e borxhit prej 10 eurove. Për t’ia prerë dy gishtat, i mituri kishte përdorur drapër.

“Në lidhje me rastin “Lëndim i rëndë trupor” i cili ka ndodhur më datën: 22.10.2022 në Gjilan në mes të dyshuarit (i mitur) F.I.(2005) dhe viktimës R.A.(1995). Shkaku i kësaj ngjarje dyshohet të jetë borxhi në vlerën prej dhjetë (10) euro. Pas një debati verbal i dyshuari e godet bashkë me një shok të tij viktimën me grusht e pastaj e nxjerr një mjet të mprehtë (drapër) për ta goditur viktimën në qafë mirëpo viktima në vetëmbrojtje e ngritë dorën dhe i dyshuari pas goditjes arrin ti ja pres (dëmtoj) dy gishtat e dorës viktimës dhe nga ky rast i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Gjilanit.

Më tej policia ka njoftuar se i dyshuari ka qenë në arrati deri dje kur edhe është bërë arrestimi i tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close