
Mefail Shkodra është njëri nga dy personat e arrestuar nën dyshimet për fajde në Gjilan të premten, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.
Shkodra, dyshohet për përfshirje në veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.
Ai, bashkë me një të arrestuar tjetër, dyshohet se i kishin shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 600 mijë eurove një viktime.
Shkodra është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, bazuar në aktivitetin e tij në rrjetet sociale.
Në dhjetor të vitit 2022, ai kishte marrë pjesë në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Në një fotografi të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ai është shfaqur krah për krah me Kurtin dhe Osmanin.



