
Në vitin 2017, Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci dhe aktivist i njohur i Vetëvendosjes e poashtu edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie, pati thurë disa fjali lidhur me fitoren e partisë VV.
Ai shkruante:
Shtetasi kosovarë tregoi qartazi se e kupton dhe e meriton rolin e vet që ka në shtetndërtim. Ai dalloi artikuluesin e interesit të shtetasit, familjes dhe shtetit të Kosovës, me dhënie të votës, partisë tashmë më të madhe në vend -Vetëvendosjes.
Sepse, Vetëvendosja zgjedhi urtinë si bindje politike të bazuar ne socialdemokracinë evropiane, në veçanti asaj të SDP gjermane, me të cilen ka vendosur komunikime shëmbullore, e që Kosoves deri tash i mungonte shumë.



