
Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se nuk mund ta ndalonte Trumpin. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.
SHBA– Një grua kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin, duke përfshirë edhe Donald Trumpin kur ai ishte president.
Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se nuk mund ta ndalonte Trumpin. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.
“Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”, shtoi Ferrier.
FBI gjeti gjurmët e gishtave të saj në letrën drejtuar Trump, e cila i kërkoi atij të hiqte dorë nga gara presidenciale.




