LajmeSport

I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, humb jetën atletja olimpike

Një atlete nga Uganda që jetonte në Kenia humb humbi jetën pasi u sulmua me benzinë dhe u dogj nga i dashuri i saj.

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei pësoi djegie të rëndë në trup dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Atletja, që përfundoi e 44-ta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 , u sulmua në shtëpinë e saj. Sipas policisë, i dashuri i Cheptegeit, Dickson Ndiema, bleu një kavanoz benzinë, e derdhi mbi të dhe i vuri flakën gjatë një mosmarrëveshjeje të dielën. Ndiema gjithashtu pësoi djegie dhe po merr trajtim të specializuar në Spitalin e qytetit Eldoret.

Related Articles

Back to top button
Close
Close