LajmeRajon

Hoxhaj fton diasporën të regjistrohet për të votuar, ofron tri vende në listën për deputetë

Pas hapjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ftuar të gjithë që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën për të bërë ndryshim.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Hoxhaj theksoi se PDK-ja ka plan konrekt për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë.

“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë. PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close