
Hoxhaj: Bashkësia Ndërkombëtare nuk i beson Kurtit dhe Osmanit
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për raportet e Qeverisë së Kosovës me ndërkombëtarët. Ai tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që bashkësia ndërkombëtare të mos i besonte institucionet e Kosovës.
“Çfarëdo që të ketë thënë Zonja Osmani, zotëri Kurti të tjerët që përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës nuk i beson askush. Kredibiliteti është instrumenti më i rëndësishëm të funksionimit të shtetit në arenën ndërkombëtare.
Prandaj edhe nuk ka ndodh ndëshkimi i Serbisë, prandaj edhe Qeveria ka dështuar ta ngarkojë Serbinë për atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, prandaj edhe përsëritja e një akti terrorist mbi kanalin e furnizimit me ujë e me drita sikurse Ibër- Lepenci dhe dilema që është përhapur në qarqet diplomatike se çfarë ndodhi, që në çdo vend demokratik të botës po të ketë ndodhur një dilemë e tillë nga media apo nga njerëz që kanë kredibilitet do të binte qeveria , do të binte krizë.”
Ai tha se nuk ka pasur asnjëherë një situatë të ngjashme në Kosovë.
Pa rrymë, Hoxhaj krahason situatën me kohën e pasluftës: Tregon gjendjen e mjerë në të cilën gjendet vendi
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21 komentoi situatën e krijuar me energjinë elektrike, ku një vendi po përballet me mungesë të saj.
Hoxhaj tha se gjendja aktuale kur njerëzit nuk kanë drita dhe nuk kanë energji të ngrohet, tregon atë se si e ka lënë vendin kjo Qeveri.
“ Nëse gjatë këtyre katër viteve të fundit do të zbatohej ai partneriteti me një kompani të madhe amerikane e cila do të duhet të ia ofronte Kosovës edhe një mbështetje afatgjate ose edhe afatmesme deh të bëheshin renovimet e domosdoshme në Termocentralet Kosova A dhe Kosova B ne nuk do ta kishim këtë gjendje në vend, prandaj edhe kur jemi në frymën e fushatës parazgjedhore, qytetarët e Kosovës duke mos pasur drita duhet ta ndajnë mendjen që ta bjënë ndryshimin e madh politik në vend që do të ius jell edhe energji edhe drita”, tha Hoxhaj.
“Kjo sot është maja e Ajsbergut, mungesa e dritave tregon gjendjen e mjerë politike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën gjendet vendi”, shtoi Hoxha
Ai u zotua se nëse subjekti politik ku bën pjesë do ta heq terrin në politikën e Kosovës, që partnerët amerikanë mos t’i kenë besuar udheëqësve të institucioneve të Kosovës./21Media



