LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha: Ja pse gjithë mediat maqedonase shkruajtën vetëm për shkarkimin e drejtoreshës së Toskikologjisë

Arjanit Hoxha

Nga gjithë drejtorët që ka shkarkuar ministri i shëndetësisë Arben Taravari mediat në gjuhën maqedonase më shumë bujë i kanë dhënë shkarkimit të Besija Ilazit – drejtor organizativ në Klinikën e Toksikologjisë, a e dini pse!?

Sepse ajo i vazhdoi kontratat e punës 18 të punësuarve të cilët janë shqiptarë dhe që këta sot që do udhëheqin këtë institucion bënë luftë mos t’u vazhdohen kontratat.

Poashtu, Besija u sulmua se nuk e zotronte në nivel të lartë gjuhën maqedonase dhe fakti që institucionin e udhëhiqte me shqipe perfekte si duket i ka vrarë veshin këtyre që sot janë emëruar me nënshkrimin e ministrave vazalë.

Jam krenar që një kuadër si Besija Ilazi, dëshmoi se me guxim mund t’i bëhet ballë mendësisë antishqiptare në institucione si dhe që u bë arsye për t’i treguar fytyrën e vërtetë qasjes vazale të koalicionit VLEN në qeverisjen e VMRO-së.

P.S.

Edhe vendimi për shkarkim nuk është dërguar në gjuhën shqipe ngaqë urgjenca e VMRO-DPMNE duhet të implementohet nga vazalët e vet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close