LajmeRajon

Hovenier zbulon detaje nga takimi për Asociacionin: SHBA s’mbështet asgjë kundërkushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka folur për media pas takimit që ka pasur sot me përfaqësues të qeverisë, partive opozitare e organizatave jo-qeveritare për të diskutuar rreth Asociacionit, raporton Gazeta Express.

Hovenier ka thënë se disa zyrtarë të SHBA-së e kanë bërë të qartë dhe se edhe vetë si ambasador e thekson që SHBA-ja nuk mbështet një Asociacion që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo që do të kërcënojë sovranitetin  e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.

Gjithashtu Hovenier ka thënë se Washingtoni kundërshton fuqishëm krijimin e ndonjë entiteti që ngjason me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë.

 “Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.

Në kundërshtojmë fuqishëm krijimin e ndonjë etniteti që ngjan me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje ka thënë se SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës që të ndajë vizionin e saj për Asociacionin, një Asociacion që Kosova mendon se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet demokratik, multi-etnik e që ofron të drejtat për minoritetet në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të japë vizionin e saj për Asociacionin, që ajo beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet multi-etnike, sovrane dhe demokratike dhe që ofron të drejtat për minoritetin në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar tutje ambasadori Hovenier.

Ai thotë se themelimi i Asociacionit është çështje urgjente dhe e rëndësishme dhe se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Kosovën edhe me ekspertizë dhe përkrahje politike.

“Kjo është urgjente dhe shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm që të japim ekspertizë dhe përkrahjen politike që të sigurohemi që kjo funksionon në shërbimin më të mirë për të gjithë kosovarët”, ka potencuar ai.

Hovenier ka deklaruar se Qeveria tashmë ka mundësinë të marr atë çfarë kanë dëgjuar në diskutim në mënyrë që të rinisin përpjekjet për themelimin e Asociaciont, duke theksuar se krijimi i Asociacionit është krucial derisa Kosova ndërton të ardhmen e saj drejt BE-së dhe institucioneve euro-atlantike.

Ambasadori Hovenier thotë se SHBA ndanë këtë vizion me Kosovën dhe se do të vazhdojë të qëndrojë aleat dhe shtet mik i Kosovës.

“Anëtarët e Qeverisë tashmë kanë mundësinë që të marrin çfarë dëgjuan këtu. Ne shpresojmë që ky diskutim të inspirojë rinisjen e angazhimit për të punuar drejt themelimit të Asociacionit që ne e konsiderojmë krucial derisa Kosova ndërton të ardhmen e saj si shtet demokratik, multi-etnik dhe shtet i pavarur që është plotësisht i integruar në Bashkim Evropian dhe strukturat euro-atlantike. SHBA-ja e ndan këtë vizion me popullin e  Kosovës dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me ta si miq si aleat”, ka përfunduar Hovenier.

Related Articles

Back to top button
Close
Close