LajmeRajon

Hoti thirrje partive politike për të gjetur formë për mbajtjen e seancës për buxhetin

Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen e seancës së Kuvendit për ta miratuar rishikimin e buxhetit.

Hoti ka thënë se e di që disa deputetë dhe një pjesë e stafit të Kuvendit janë të prekur nga koronavirusi, por ka shtuar se është nevojë urgjente të gjendet një formë për mbajtjen e një seancë për ta kaluar buxhetin.

Nga Shiroka e Suharekës, ku ka marrë pjesë në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, Hoti ka premtuar dyfishim të subvencioneve për bujqit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close