KurioziteteLajme

Historia frymëzuese/ Djaloshi 13-vjeçar që shkarraviste në klasë, firmos kontratën me NIKE

I njohur si “djaloshi i shkarravinave” një 13-vjeçar anglez ka nënshkruar një marrëveshje me Nike, për ilustrimet unike të tij.

Joe Whale, i cili quhet “The Doodle Boy” ose “djali i shkarravinave” në rrjetet sociale, do të bashkëpunojë me markën sportive globale NIKE në disa projekte të veçanta.

“Ne jemi shumë të emocionuar për të konfirmuar që Joe tani është pjesë e familjes Nike”, tha agjencia e tij, Loveblood Creative, për CNN citon NOA.AL.

Joe Whale nga Shrewsbury, Angli, dikur u vu në telashe për shkarravinat e tij në klasë ndërkohë që tani ai është një artist i suksesshëm!

Duke e njohur talentin e tij, prindërit e dërguan në një klub arti pas shkollës. Sot, talenti i Joe i ka dhënë atij marrëveshje me Nike, mundësi për të ilustruar libra për fëmijë, madje edhe një koncert që dokumenton një turne për Princin William dhe Kate!

Gjërat e preferuara të Joe për të ilustruar janë alienët, monstrat dhe ushqimi, sipas faqes së tij të internetit.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close