LajmeTeknologji

“Hidhni telefonat tuaj kinezë”, thotë Lituania, për shkak të shqetësimeve për censurë

Ministria e Mbrojtjes në Lituani ka paralajmëruar qytetarët të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e atyre të rinj.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë.

Raporti pretendonte se një telefon i prodhuar nga Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës, derisa një model tjetër Huawei kishte të meta sigurie.

Lidhur me këtë rast Huawei tha se asnjë e dhënë e përdoruesit nuk dërgohet nga jashtë dhe Xiaomi potencoi se nuk censuron komunikimet.

“Rekomandimi ynë është të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ato që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Margiris Abukevicius.

Censura

Raporti ka gjetur se telefoni nga kompania Xiaomi, Mi 10T 5G, kishte softuer që mund të censuronte terma sikurse “Tibeti i Pavarur”, “Rroftë pavarësia e Tajvanit” ose “lëvizja demokratike”.

Raporti theksoi më shumë se 449 terma që mund të censurohen nga aplikacionet e sistemit të telefonit Xiaomi, përfshirë shfletuesin e paracaktuar të internetit.

Në Evropë, kjo praktikë ishte ndalur në këto modele, por ata thonë se mund të aktivizohej nga distanca në çdo kohë.

“Pajisjet e Xiaomi nuk censurojnë komunikimet për ose nga përdoruesit e saj”, tha një zëdhënëse për BBC.

Related Articles

Back to top button
Close
Close