LajmeMaqedoniTopLajm

Hashim Thaçi: Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare.

Thaçi ka thënë se është informuar nga myftiu, Naim Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova është atdhe i të gjithëve. #hamoni #bashkëjetesë #tolerancë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme një grup qytetarësh kanë mbajtur një protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Projekti për Xhaminë e Madhe parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe është i financuar nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Ndërtimi i xhamisë parashihet të zgjasë rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit. /

Related Articles

Back to top button
Close
Close