
Qendra tregtare Palma Mall në Tetovë, tanimë nëntë vite të plota me sukses është duke punuar me veprimtari të ndryshme, ndërsa sot kjo qendër e madhe tregtare ka zgjeruar kapacitetet e veta si me hapësirë ashtu edhe me veprimtari të tjera.
Palma Mall si Qendër tregtare, së bashku me pjesën e re përfshinë sipërfaqe 77.000 metër katror prej të cilës 38.000 metra katrorë janë dhënë me qera për klient të ndryshëm , 22.000 metra katrorë sipërfaqe të brendshme për parkingje me 2 nivele në zero, ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqes janë hapësira të përbashkëta , korridore hapësira sanitare dh vende pushimi.
Profesionalizmi dhe përvoja e ekipit të angazhuar për zhvillim dhe investime në Pallma Mall kontribuoi që pjesa e cila zgjerohet për momentin i ndërtua për më pak se dy vite në të gjitha fazat si objekt i ri. Ndërkohë janë bërë edhe renovime në pjesën objektit aktual, me kondicioner, ventilim, komplet ndriçim të ri, rinovimi objekteve sanitare, korridoret , ashensorët, ashensorët bartës dhe të gjitha brendet ekzistuese kanë rinovuar dyqanet e tyre. Në pjesën e zgjeruar tanimë janë të pozicionuar janë firma të njohura dhe janë bërë edhe 350 punësime të reja.
Pra pritet që në këtë objekt që për nga sipërfaqja aktualisht është dyta në Maqedoninë Veriut pas East Gate në Shkup
Gjatë ditës sotme qindra njerës e kanë bllokuar qendrën për të parë nga afër hapjet e reja. Top24











