LajmeSport

Hapen ‘puset e arit’ për Mbappe, klubi saudit gati të bëjë ‘çmendurinë’

Merkatoja e verës vazhdon të dominohet nga Arabia Saudite, klubet e së cilës po bindin disa lojtarë që të largohen nga futbolli europian me oferta faraonike. Rrugën e hapi Cristiano Ronaldo, i cili së shpejti mund të ketë një rival top-player në ligën saudite.

Sipas raportimeve të “Sport”, Al Hilal është duke synuar transferimin e Mbappe dhe është i gatshëm ta mbulojë me ar për ta bindur të nënshkruajë. Klubi saudit ka marrë tashmë një përgjigje negative nga një lojtar i rëndësishëm, kur Leo Messi preferoi Inter Miami në vend të ofertës arabe.

Al Hilal dëshiron të transferojë Mbappe dhe ta bëjë lojtarin më të rëndësishëm të kampionatit. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close