LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Halili takoi kryeministrin Abazoviq: Vetëm me ura bashkëpunimi dhe urtësi bëhen punët e mira për qytetarët tanë

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili sot ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan TV21. Halili njoftoi se temë e takimit ka qenë projekti i përbashkët mes dy vendeve “Policy Answer”, por edhe shkëmbimi i përvojave për Inteligjencën Artificiale.

“Theksi i bashkëbisedimit ishte bashkëpunimi në projekte të përbashkëta inovative dhe transferimin e teknologjive të avancuara mes shteteve tona. Kryeministri Abzovic, shprehi mjaft interes për projektin tonë të Inteligjencës Artificiale për komunikim racional mes qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, që të zbatojmë dhe në Mal të Zi. Diskutuam dhe për zbatimin e projektit të përbashkët “Policy Answer” ku shtetet tona së bashku me DLR gjermane janë partnerë. Vetëm me ura bashkëpunimi dhe urtësi bëhen punët e mira për qytetarët tanë!”, ka shkruar Halili. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close