
Udhëheqësit botërorë u mblodhën në qytetin turistik të Egjiptit në Detin e Kuq, Sharm el-Sheikh, të hënën për samitin e klimës COP27 të OKB-së për të diskutuar mënyrat e trajtimit të ndryshimeve klimatike.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten, temperaturat globale vazhdojnë të rriten dhe planeti ynë po i afrohet me shpejtësi pikës së kthesës që do ta bëjë kaosin klimatik të pakthyeshëm.
Ai shton se lufta në Ukrainë dhe konfliktet e tjera kanë pasur “ndikime dramatike” në të gjithë botën, por “ne nuk mund të pranojmë që vëmendja jonë të mos përqendrohet te ndryshimet klimatike”



