LajmeMaqedoni

“Grup kriminel” – e quan Maqedonia grupin që sulmoi në veri të Kosovës, pse kjo retorikë? Sqarohet Tiron Jajaga

Fëmijët e Afrim Bunjakut do të rriten me krenarinë më të madhe, babai i tyre u bë martir i shtetshmërisë së Kosovës”.

Kështu e nisi bisedën e tij në emisionin “10 Minuta”, zëvendësministri i Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Tiron Jajaga dhe shprehu ngushëllime për vrasjen e policit në veri të Kosovës.

Ai vlerësoi se “bëhet fjalë për një grup kriminel, i mirë orkestruar dhe paramenduar për të kryer vepra të tilla miskine për të arritur qëllime vetanake, qëllime kriminele”.

Por pse autoritet flasin për grup kriminel, vepra kriminale dhe jo për akt terrorist?

Jajaga u sqarua:

“Tani për tani institucionet përkatëse në institucionet e Kosovës, gjë të cilën ne e përshëndesim, janë duke mbledhur fakte dhe faktori ndërkombëtar, duke vënë këtu në pah partnerët tanë më të afërt strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unioni Europian dhe shumë shtete të tjera këtë e kanë definuar si të tillë”.

Thotë se nga kjo situatë nuk rrezikohet Maqedonia e Veriut, por përmendi “efektin domino”./Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close