LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Vazhdojmë me investime, në Ҫair po ndërtojmë ҫerdhen më të madhe në shtet

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e Integristëve, Ali Ahmeti në takimin në Jegunovcë se BDI-ja nuk po punon asgjw fshehur pwrpos asaj qw i ka premtuar popullit.

Shtoi se mandatet BDI-ja nuk I morri pwr tw vjedhur, e pwr tw pwrcarw, por pwr tw punuar.

Nga atje, zëvendëskryeministri tha se qwllimi i Mickoskit me barutin e tij tw lagur dhe satelitwve tw tij wshtw vazhdimin dhe instalimin e politikws sw frikws.

“Buxheti i shtetit në vitin e kaluar është realizuar 465 milion euro, përqinja më e lartë në dhjetë vitet e fundit, pavarësisht krizën më pandeminë apo atë energjetike. Rroga minimale arriti në 18.000 denar, rroga mesatare u rrit, papunësia u ul, zonat e lira ekonomike u zhvilluan, ndërtuam shkolla, çerdhe dhe investime të tjera. Në Ҫair po ndërtojmë nje ҫerdhe shumë të madhe me standarde shumë të larta, e poashtu avansuam shqiptarët nëpër institucionet. Nga muaji mars rritet paga minimale e poashtu dhe rrogat tjera të administarës. Pikë për pikë po realizojmë programin e BDI-së. Kujt I pengon një shqiptar Ii fortë dhe BDI-ja më e fuqishme se kurrdoherë në Maqedoni? Në bëmë marrëveshjen e Ohrit, u krye puna e konfliteve, marrëveshja me Greqinë, NATO, BE… BDI nuk ka asgjë sekrete, çdo projekt i yni është transparent dhe mbi tavolinë. Në e duam Maqedoninë të fuqishme me gjithë popujt që jetojnë aty. Ndaj baruti i lagur i Mickoskit ka vetëm një qëllim, ta mbaj popullin nën frikë dhe përçarje, frikë nga grekët, bullgarët, shqiptarët etj… Politika e frikës është politikë e regresit, por neve nuk na duhet ajo na duhet progresi, ndaj gjithë ata që i sulen Ali Ahmetit dhe BDI-së po ushtrojnë politikë të frikës. Asnjëri nga ne nuk bën hile, por vetëm realizojmë projekte dhe mbajmë përgjëgjësi për të ju nderuar juve me punët tona”, deklaroi Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close