MaqedoniTopLajm

Grubi tregon postet që merr BDI-ja

Në konferencë për shtyp, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se me LSDM-në janë dakorduar për zëvendësministrat, sekretarët shtetëror si dhe me ndarjen e disa drejtorive.

Grubi shpreson se deri nesër apo pasnesër do të dihen emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetëror. BDI, siç tha Grubi, do të ketë zëvendësministra në MPB, në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë për Transport dhe Lidhje, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Do të kemi edhe 5 sekretarë shtetërorë. Sekretari shtetëror në ministrinë që unë e drejtuar tashmë është në procedurë të fillojë me punë. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës tashmë është emëruar nga ministrja e Kulturës dhe tre të tjerët do të emërohen gjatë javës së ardhshme”, tha Grubi.

Grubi theksoi se do të kompletohet përbërja e plotë qeveritare dhe në këtë mënyrë do të mund të funksionojnë në mënyrë të plotë. Sipas tij, të gjitha emrat do të publikohen gjatë javës së ardhshme.

“Emrat që i lexova në mediat elektronike janë të pavërteta. Drejtoritë nuk janë ndarë. Ne kishim këmbime në 5 vende drejtorish me pesë të tjera”, sqaroi Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close