
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, do të shkojmë në zgjedhje të rregullta parlamentare. Nëse votimi dështon, fatkeqësisht e ardhmja evropiane e vendit tonë të përbashkët ka dështuar, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi në prag të debatit për ndryshimet kushtetuese në komisionin kuvendor amë.
Në një paraqitje të ftuar në lajmet e Kanal 5, Grubi shprehu bindjen se askush nuk do ta lejonte këtë, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në opozitare. Ai është i bindur, siç tha, se ajo parti është evropiane.
Ai tha se të gjithë e dimë që duhet t’i qasemi ndryshimit teknik të Kushtetutës dhe e pamë, nënvizoi ai, se ndryshimet kushtetuese janë absolutisht teknike dhe askush në shoqëri, përveç opozitës, nuk reagoi për tekstin e ndryshimeve kushtetuese.
Vetëm ka pasur një reagim dhe ka qenë politik, jo në aspektin e përmbajtjes së ndryshimeve kushtetuese, por politik, për politikën ditore”, tha ndër të tjera Grubi.
I pyetur nëse BDI-ja është e gatshme të largohet nga Qeveria nëse ky është çmimi që duhet paguar, Grubi pohoi se jo vetëm të largohen nga Qeveria, por të heqin dorë edhe nga kryeministri i parë shqiptar në Qeveri, të heqin dorë nga Qeveria e Përzhinos, sepse, theksoi ai, ne atëherë do të ishim partia më e madhe politike opozitare në Kuvend dhe do të duhej të kishim një ministër të Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale etj.
“Të heqim dorë nga të gjitha këto dhe të shkojmë ose në zgjedhje të parakohshme menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese ose të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Nëse duan të ulen në Qeveri edhe një vit, pesë, gjashtë muaj, 10 muaj, çfarë të kenë, le të ulen në Qeveri, vetëm le të votojnë për ndryshimet kushtetuese. BDI në të njëjtin moment të votimit të ndryshimeve kushtetuese, del nga Qeveria dhe ua mundëson të qeverisin pa asgjë nga ato që presim deri në fund të mandatit”, tha Grubi.Top24



