LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Sulmi mbi Ahmetin nga Mickoski me barut “të lagur”, ka për qëllim mbjelljen e frikës te qytetarët

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e Integristëve, Ali Ahmeti në takimin në Jegunovcë se BDI-ja nuk po punon asgjë fshehur përpos asaj që i ka premtuar popullit.

Shtoi se mandatet BDI-ja nuk I morri për të vjedhur, e për të përcarë, por për të punuar.

Nga atje, zëvendëskryeministri tha se qëllimi i Mickoskit me barutin e tij të lagur dhe satelitëve të tij është vazhdimin dhe instalimin e politikës së frikës.

“Buxheti i shtetit në vitin e kaluar është realizuar 465 milion euro, përqinja më e lartë në dhjetë vitet e fundit, pavarësisht krizën më pandeminë apo atë energjetike. Rroga minimale arriti në 18.000 denar, rroga mesatare u rrit, papunësia u ul, zonat e lira ekonomike u zhvilluan, ndërtuam shkolla, çerdhe dhe investime të tjera. Në Ҫair po ndërtojmë nje ҫerdhe shumë të madhe me standarde shumë të larta, e poashtu avansuam shqiptarët nëpër institucionet. Nga muaji mars rritet paga minimale e poashtu dhe rrogat tjera të administarës. Pikë për pikë po realizojmë programin e BDI-së. Kujt i pengon një shqiptar Ii fortë dhe BDI-ja më e fuqishme se kurrdoherë në Maqedoni? Në bëmë marrëveshjen e Ohrit, u krye puna e konfliteve, marrëveshja me Greqinë, NATO, BE… BDI nuk ka asgjë secrete, çdo projekt i yni është transparent dhe mbi tavolinë. Në e duam Maqedoninë të fuqishme me gjithë popujt që jetojnë aty. Ndaj baruti i lagur i Mickoskit ka vetëm një qëllim, ta mbaj popullin nën frikë dhe përçarje, frikë nga grekët, bullgarët, shqiptarët etj… Politika e frikës është politikë e regresit, por neve nuk na duhet ajo na duhet progresi, ndaj gjithë ata që i sulen Ali Ahmetit dhe BDI-së po ushtrojnë politikë të frikës. Asnjëri nga ne nuk bën hile, por vetëm realizojmë projekte dhe mbajmë përgjëgjësi për të ju nderuar juve me punët tona”, deklaroi Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close