LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi – Qehaja, qëndrojmë në përkrahje të njëri – tjetrit vëllazërisht në rrugën drejt Europës

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja me të cilin kanë biseduar për rrugëtimin e përbashkët të të dya vendeve drejt Bashkimit Europjan, shkruan Top24

“Me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vend, z. Florian Qehaja bashkëbiseduam mbi krucialitetin e veprimit proeuropian në çastet kur vendet tona duhet të përshpejtojnë hapin drejt së ardhmes europiane. Qëndrojmë në përkrahje të njëri – tjetrit vëllazërisht në rrugën drejt Europës dhe në partneritet me aleatët tanë euro-amerikan për realizimin e reformave, misioneve të zhvillimit dhe mbylljes së kontesteve bilaterale, të vendit tonë me Bullgarinë përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjidhjes së kontestit të Kosovës me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë.” shkruan Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close