
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka pritur në takim ish gjeneralin e NATO-s Wesley Clark, i cili Grubin e takon për herë të dytë pasi ky i fundit mori detyrën si zëvendëskryeministër i parë, shkruan Top24
“Bashkëbiseduam mbi rrugën europiane të vendit dhe rëndësinë e kontributit që duhet japin të gjithë për ruajtjen e stabilitetit rajonal përmes përforcimit të raporteve të fqinjësisë së mirë dhe në partneritet me BE-në dhe SHBA-të.” ka shkruar zëvendëskryeministri Grubi.



