LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi pret ambasadorin polak Ticinjski: Maqedonia e Veriut po ecë në drejtim të duhur

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Zbatimi i reformave do të vazhdojë pa ndal me qëllim që vendi të jep sinjal pozitiv tek partnerët evropian. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Vojcieh Ticinjski, informojnë nga zyra për media e zëvendëskryeministrit.

“Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për marrëdhëniet e mira miqësore midis dy vendeve, ku theks i veçantë u vu në mbështetjen e qartë të Polonisë sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke mos harruar dhe bashkëpunimin e mirë si aleatë të NATO-së si dhe gatishmërinë e Polonisë për të këmbyer përvojat e saja në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së, rrugë kjo që është e mundimshme por ia vlen për të ardhmen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu përcillet se zëvendëskryeministri i parë Grubi i ka thënë ambasadorit Ticinjski se institucionet funksionale, të cilat në mënyrë transparente dhe aktive po punojnë në realizimin e reformave që janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian janë dhe do të mbeten përcaktim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Grubi dhe Ticinjski nuk mbetën pa biseduar edhe për situatën e krijuar në vend por dhe në mbarë botën me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Të dy bashkë u pajtuan se vendi duhet të bëj përpjekje maksimale me qëllim menaxhimin sa më të suksesshëm të situatës me virusin COVID-19 me qëllim që të mund sa më shpejt t’i kthehet normalitetit”, shkruhet në kumtesë.

Njoftohet gjithashtu se Grubi para ambasadorit të Polonisë Ticinjski përsëriti qëndrimin e tij se pa mbisundimin e ligjit dhe eliminimin e drejtësisë selektive nuk mund të kemi një zhvillim ekonomik dhe investime me kushtet të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, por i tha ambasadorit se kjo do të arrihet përmes transparencës së plotë dhe vetingut ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close