LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Përmbushëm edhe një premtim, paga minimale do të jetë 20.175 denarë

Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor, shkruan Grubi, përcjell Top24.

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë.

Vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në institucionet kulturore do të aplikohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në muajin prill.Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close