
Bashkimi Demokratik për Integrim -Dega Kumanovë ka përuruar sot hapësirat e reja në selinë qëndrore.
Zëvëndeskryeministri i parë, Artan Grubi para të pranishmëve tha se Kumanova ka dëshmuar nder vite përkrahjen ndaj liderit Ahmeti, duke mbledhur numër rekord të votave dhe duke ndjekur rrugën vizionare të tij.
Grubi tha se BDI është parti e pamposhtur dhe histori suksesi për të gjithë shqiptarët.
“5100 votat e Kumanovës e meritojnë këtë seli, sepse thyet rekord me numrin e arritur të votave, ndaj ky rezultat u arrit falë punës suaj të përbashkët. Para 3 ditëve isha në Kumnovë dhe pashe procesin e punës në seli, duke punuar djem të rinjë e vajza të reja, vullnetarë dhe mu kujtua rasti në Cair kur u themelua selia e parë dhe secili jepje kontributin e tij vetanak, për organizatën tonë politike BDI. I madh e I vogël , burrë e grua, i ri dhe i moshuar e dinë se nuk mposhtet BDI, pavarësisht se partitë tjera garojnë pa program por me qëllimin e vetëm që BDI të jetë në opozite, mirëpo e dinë se BDI nuk njeh humbje”, deklaroi Grubi.



