LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi jep lajmin e shumë pritur, gjithëçka gati për fillimin e Koridorit 8

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka kumtuar lajmin për tejkalimin e të gjitha pengesave për fillimin e punimeve në ndërtimin e koridorit 8 nga Bechtel Enka, shkruan Top24

“Po tejkalohen një nga një të gjitha pengesat për fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8.
Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike konfirmoi korrektësinë juridike të procedurës për përzgjedhjen e konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering si konsulent dhe mbikëqyrës i punimeve, duke refuzuar ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”.
Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e vendit dhe rajonit.” shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close