LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar i tmerruar për vrasjen e 14 vjeçares nga Shkupi, Vanja Gjorçevska.

Grubi ka apeluar organet kompetente të kryejnë punën e tyre për zbardhjen e plotë të rastit.

Statusi i plotë:

I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares, Vanja Gjorçevska.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë duke sjellur para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër.

Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen ti japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë.

Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkarisht duhet ti shporrim nga mesi jonë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close